English

Së shpejti një vaksinë kundër pirjes së duhanit

SHBA, 9 shtator, NOA- Së shpejti, një armë më shumë për të luftuar varësinë ndaj duhanit. Ka hyrë në fazën e tretë eksperimenti i vaksinës kundër pirjes së duhanit, e quajtur NicVAX. Prej disa vitesh, hulumtuesit në NABI Biopharmaceuticals janë duke punuar, dhe testet e vazhdojnë të japin rezultate pozitive. Vaksina është në gjendje të prodhojë antitrupa për molekulat e nikotinës, të cilat shkatërrohen e nuk lejohen të shkojnë në tru. Kjo shkakton në një ulje drastike të efektit të kënaqësisë dhe të varësisë ndaj duhanit. Testet e kryera në rreth 1000 duhanpirës treguan se 6 doza të vaksinës janë të mjaftueshme për të ndaluar pirjen e duhanit. Por, kjo nuk do të thotë se problemi është zgjidhur plotësisht, vaksina mund të kufizojë konceptin e varësisë. Vaksina pritet të dalë së shpejti në treg. a.e.

KOMENTE