Tiranë, 9 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Zyra e presidentit të republikës Bamir Topi në më pak se 30 minuta po shndërrohet në ambient takimesh intensive. Në selinë e presidencës kanë mbërritur pak minuta pas njëri - tjetrit prokurorja e përgjithshme Ina Rama, drejtori i SHISH Bahri Shaqiri si dhe drejtori i përgjithshëm i policisë, Hysni Burgaj. Nuk dihet arsyeja e takimeve, të cilat po zhvillohen me dyer të mbyllura dhe pa praninë e mediave. Ndërkohë, jo zyrtarisht bëhet e ditur se atentati ndaj gjyqtarit Skerdilajd Konomi ëka shkaktuar shqetësim në rradhët e drejtuesve të institucioneve të drejtësisë në vend, çka mendohet të ketë çuar edhe në furi takimesh në zyrën e kryetarit të shtetit shqiptar.( vijon) a.q/NOA
Foto nga arkivi