English

Topi: Vrasja e Konomit, atentat mafioz ndaj drejtësisë

Tiranë, 9 shtator, NOA – Presidenti Bamir Topi e ka cilësuar vrasjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi sotVlorë si një atentat mafioz. Me anë të një deklarate dhënë në për mediat, Topi kërkon gjetjen e autorëve të ngjarjes tronditëse në Vlorë. “Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi dënon ashpër aktin kriminal që ndodhi sotVlorë kundër gjyqtarit Skerdilajd Konomi. Ky sulm mafioz dhe brutal, që mori jetën e gjyqtarit, është një atentat ndaj sistemit të drejtësisë, shtetit ligjor dhe demokracisë në Shqipëri. Atentati ndaj një gjyqtari përbën kërcënim për shoqërinë dhe institucionet e shtetit”, thuhet në njoftimin e Presidencës për reagimin e kreut të shteti. Gjithashtu, Presidenti u shpreh ngushëllimet e thella familjes Konomi dhe njëherësh u kërkon të gjitha autoriteteve përgjegjëse për hetimin e ngjarjes kriminale, të veprojnë me përkushtim e vendosmëri për zbulimin dhe dënimin e merituar të autorëve. a.k/NOA

KOMENTE