English

Trafikuan të mitur në Itali, arrestohen dy persona

Fier, 9 shtator, NOA – Dy persona janë arrestuar nga policia e Fierit pasi akuzohen nga drejtësia italiane për pjesëmarrje organizatë kriminale dhe trafikim të të miturve. Të arrestuarit janë; Ilia Lio Beci,46 vjeç, banues në fshatin Radostin të rrethit Fier, dhe Lefter Muhamet Aliu, 56 vjeç, banues në fshatin Zhupan te rrethit Fier. Të dy personat janë dënuar në mungesë nga Gjykata e Milanos, në Itali, me 12 vjet heqje lirie. Ata janë dënuar për veprat penale të “Trafikimit të qenieve njerëzore, trafikimit të të miturve dhe marrjes pjesë në organizata kriminale”. Ndalimi i tyre u bë pas bashkëpunimit mes Interopolit dhe verifikimit të të dhënave nga policia Italiane. a.k/NOA

KOMENTE