English

Vlorë, policia: 100 mijë euro shpërblim për gjetjen e vrasësit të gjyqtarit

Vlorë, 9 shtator 2011, NOA - Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë në lidhje me ngjarjen e ndodhur ditën e sotme ka ftuar publikun e gjerë për të dhënë informcione të cilat mund të ndihmojnë në zbardhjen e autorit/ëve të saj.

Në njoftimin shpërndarë mediave, policia e Vlorës bën me dije se, për personin që do të japë informacionin i cili con në zbardhjen e ngjarjes Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë vë në dispozicion shpërblimin prej 100 000 EURO.

Për dhënien e informacionit Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë vë në dispozicion numrat e telefonit:

069 41 02 355

069 41 05 397

Uniformat blu të qytetit, që u trondit në orët e para të mëngjesit nga vrasja e gjyqtarit 33 vjeçar Skerdilajd Konomi, garantojnë anonimat të plotë për këdo që sjell informacione lidhur me ngjarjen.

a.q/NOA

KOMENTE