English

Vrasja e Konomit, reagojnë gjyqtarët: Po synohet terrori në drejtësi

Tiranë, 9 shtator 2011, NOA/ Albana Qehajaj – Unioni i gjyqtarëve ka reaguar pas vrasjes mëngjesin e sotëm të gjyqtarit të Vlorës Skerdilajd Konomi. Në deklaratën zyrtare të shpërndarë para pak minutash atentati cilësohet si ekzekutimin makaber dhe akt terroristo-mafioz. “Sulmi ndaj gjyqtarit Konomi është sulmi më i egër, pas disa sulmeve të tjera verbale dhe fizike, që i është bërë ndonjëherë sistemit gjyqeësor në Shqipëri. Ky sulm, me mënyrën, kohën dhe vendin e ekzekutimit te tij, duke mbjellë një klimë terrori te pashembullt, ka për synim jo vetëm terrorizimin dhe frikësimin e sistemit gjyqësor por, mbi të gjitha goditjen, terrorizimin dhe frikësimin i të gjithë sistemit të drejtësisë, agjencive tëe zbatimit te ligjit dhe cënimin e sundimit të ligjit ne vend”, theksohet në deklaratë. UGJSH dënon aktim që i mori jetën gjyqtarit Konomi dhe i bën thirrje organeve të zbatimit të ligjit që në mënyrë urgjente, të tregojnë angazhimin dhe përkushtimin e tyre më të thellë në zbardhjen e kësaj ngjarjeje të rëndë. “Të vihen përpara drejtësisë autorët e këtij krimi monstruoz e me pasoja tepër të rënda për të gjithë jetën social-ekonomike në vend, sigurinë dhe mirëqënien e qytetarëve dhe funksionimin normal të shtetit dhe shoqërisë shqiptare në tërësi”, deklarojnë gjyqtarët, të cilët u bëjnë thirje organeve kompetente shtetërore të rrisin performancën e tyre në drejtim të mbrojtjes, sigurisë së jetës dhe familjeve të gjyqtarëve si dhe kushteve të punës se gjyqtarëve. UGJSH ne emer te te gjithe gjyqtareve te Shqiperise u shpreh ngushellimet me te sinqerta familjes dhe te afermeve te te ndjerit Konomi, ndërsa i siguron ata dhe gjithë shqiptarët se, gjyqtarët në Shqipëri, nuk do të mund të frikësohen dhe të përulen asnjëherë as përpara akuzave dhe përbaltjes shpesh-herë të padrejtë, as përpara terrorit dhe krimit por, do të vazhdojnë të punojnë me më shumë përkushtim, pa patur frikë për të dhënë drejtesi. a.q/NOA

KOMENTE