English

Zbulon pas 6 vjetësh se i fejuari ishte femër

Londër, 9 shtator, NOA- Pas gjashtë vitesh lidhjeje, një nënë angleze, e cila nuk do të bëjë publike identitetin e saj, zbuloi se partneri me të cilin ajo ishte lidhur dhe kishte planifikuar të martohet: në fakt qe një grua. Zbulimi erdhi pas një telefonate në të cilën policia lajmëronte se Lee, partneri i saj jetonte me një identitet të rremë dhe quhej në të vërtetë Samantha Brooks. Gruaja ka mbetur e tronditur, ndërkohë që partneri i saj i kishte thënë se kishte pasur shumë të dashura, madje kishte dhe fëmijë.

Të dy vajzat e gruas e quanin Lee “babi". Gruaja kishte marrë nga Lee edhe unazën e martesës, edhe pse disa të afërm e kishin paralajmëruar atë për disa aspekte të paqarta. Një dajë, për shembull, ka vënë në dukje se Lee nuk kishte mollën e Adamit. Samantha, e pyetur nga policia, mohoi çdo gjë: "Nuk ka asnjë provë. Unë kurrë nuk kam pasur një marrëdhënie me të". a.e./noa

KOMENTE