E shtunë, 10 shtator 2011, NOA- Mbi 5 kilogramë kokainë e pastër i janë gjetur një kosovari në makinë, i cili i kishte fshehur në brendësi të kroskotit. Sasia e drogës me peshë totale 5.6 kilogramë nga e cila mund të dilnin 20 mijë doza, me një vlerë mbi 1.5 milionë euro iu gjetën 33 vjeçarit me banim në Gjermani. Protagonist i kësaj ngjarje është një emigrant kosovar i cili banonte në Gjermani, por që u ndalua dje nga policia gjatë një kontrolli gjatë kohës që kalonte me makinë nga rruga Pratese në Firence, ku dhe u arrestua nga Guardia di Finanza. Siç raporton policia droga ishte e paketuar në pako dhe e mbështjellë me natriban, por ishte qeni i anti-drogës ai që çoi policinë në pikasjen e sasisë së lëndës narkotike. Ndërkaq nga kjo ngjarje krahas drogës u sekuestruan makina dhe 1 600 euro të cilat i prangosuri i kishte me vete. a.y/NOA