English

Atentati mafioz ndaj gjyqtarit, Skerdilajd Konomit i jepet sot lamtumira e fundit

Vlorë, 10 shtator 2011, NOA – Gjyqtarit 33-vjeçar Skerdilajd Konomi i vrarë paraditen e të premtes në një atentat mafioz në qendër të qytetit të Vlorës, nga një shpërthim me bombë në makinën e tij do t’i jepet paraditen e sotme lamtumira e fundit nga familjarët, miqtë e kolegët. Babai i dy fëmijëve të mitur, njëri katër dhe tjetri një vjeç, u vra ndërsa po shkonte në punë me makinën e bashkëshortes, pasi makinës së tij i kishin shfryrë gomat. Shpërthimi i makinës së gjyqtarit për çështjet civile në Gjykatën e Vlorës tronditi qytetin, pasi në makinën e tij, poshtë sendiljes së shoferit ishin vendosur afro 500 gramë tritol, një masë e madhe e parashikuar nga autorët për vrasjen e gjyqtarit të Vlorës. Por, policia dhe grupi hetimor thonë se atentatorët kanë lënë gjurmë në makinën e shpërthyer. Grupi hetimor ka arrestuar disa të dyshuar për ngjarjen, ndërsa ka marrë e vijon të marrë në pyetje dëshmitarë të shumtë në përpjekje për të zbardhur këtë atentat mafioz, ndoshta edhe i pari ku goditet një gjyqtar. Edhe pse pista paraprake e hetimit ishte vrasje për shkak të detyrës, hetuesit kanë nisur të hetojnë mundësinë e konflikteve për një pronësi të fituar nga gjyqtari Skerdilajd Konomi mbi një pronë pranë Gjirit të Lalëzit, në Hamallaj. Por, kjo pistë sipas të përditshmeve shqiptare është hedhur poshtë nga i ati, i cili thotë se i biri i tij nuk është vrarë për pronën. Policia e Vlorës ofron 100.000 euro shpërblim për personin që jep informacion të saktë mbi autorët e atentatit, që i mori jetën gjyqtarit 33-vjeçar Skerdilajd Konomi. Policia ka vënë në dispozicion të publikut dhe numrat e telefonit: 0694102355 dhe 0694105397. mit/NOA

Në foto: Gjyqtari Skerdilajd Konomi

Raportimet

Hetimet e para: Vrasja e gjyqtarit, për shkak të detyrës Familjarët dhe miqtë e gjyqtarit Konomi: Minutat para atentatit Halimi në Vlorë: Atentati do të zbardhet shumë shpejt

Gjykata e Lartë reagon për vrasjen në Vlorë: Ndjehemi të kërcënuar PS dënon vrasjen e gjykatësit: Alarm për qytetarët e Shqipërisë Vrasja e gjyqtarit, krerët e drejtësisë raportojnë te Presidenti Topi, takime urgjente me kreun e SHISH, Prokurorisë e Policisë Vlorë, policia: 100 mijë euro shpërblim për gjetjen e vrasësit të gjyqtarit

KOMENTE