English

E reja shqiptare nuk ha mishin e derrit, rrihet nga i shoqi, vjehrri e vjehrra

Bari, 10 Shtator 2011 NOA – Për shkak të besimit, por pse jo, edhe për faktin se mishi i derrit i përket një kafshe të pistë dhe shkencëtarët kanë provuar se shfaq rrezikshmëri të lartë për shëndetin, një grua e re shqiptare ka vendosur të mos e konsumojë. Por për këtë nuk kanë qenë dakord as i shoqi, as vjehrri dhe as vjehrra. Ndaj dajaku është parë prej tyre si mundësi për ta ndalur. Ngjarja përfshin një familje emigrantësh shqiptarë të cilët prej kohësh jetojnë në Bari të Italisë, në lokalitetin Bitritto, 10 kilometra larg qytetit Bari. Gruaja myslimane, besimtare që zbaton ritet fetare myslimane, është e martuar me një 39 vjeçar po ashtu shqiptar i cili punon si artizan. Ditën e djeshme ndërsa ndodheshin në shtëpi dhe po drekonin. Ishte e frikësuar se mos ndodhte sërish e njëjta gjë: Ajo do të refuzonte të hante gjellë me mish derri, i shoqi, vjehrri dhe vjehrra do të nxeheshin dhe do ta qëllonin. Dhe vërtet ashtu ndodhi. Për të disatën herë me radhë edhe dje 30 vjeçarja u dhunua psikologjikisht dhe fizikisht nga i shoqi, pikërisht për shkak se nuk donte të hante mish derri. Por këtë radhë skena ndodhi në sy të djalit të tyre dyvjeçar dhe kjo e irritoi shumë nënën e cila doli në dritare dhe klithi për ndihmë. Në pak minuta në vendngjarje kanë mbërritur forca policore. Ata arrestuan 39-vjeçarin nën akuzën e dhunës psikologjike dhe fizike ndaj bashkëshortes. Gruaja e dëmtuar u dërgua në spitalin lokal ku mjekët vendosën kurim 20 ditor nën kujdesin e tyre. Sakaq, prindërit e 39-vjeçarit të arrestuar u denoncuan penalisht dhe ndiqen në gjendje të lirë për dhunë verbale ndaj nuses së tyre. e.t/NOA Foto: Arkiv

KOMENTE
  • Shkodran Kamberi20:42 - 10 Shtator 2011
    paska shum te drejte hallall i qoft kjo qenka nuse ju lumt