English

Fundoset trageti me 600 pasagjerë në Zanzibar, shpëtojnë 250 persona

Zanzibar, 10 shtator 2011, NOA – Një traget me 600 pasagjerë në bord është fundosur pas mesnatës së të premtes në ujërat e Arqipelagut të Zanzibarit në Tanzani. Sipas policisë në bordin e tragetit udhëtonin rreth 600 persona dhe deri në këto momente janë shpëtuar 250 pasagjerë, por nuk mundet ende të flitet për bilancin e viktimave. “Kemi gjetur disa trupa pasagjerësh në det, por nuk mund të bëjmë asnjë bilanc viktimash të këtij incidenti tani për tani, pasi situata ndryshon nga momenti në moment”, deklaroi për mediat përgjegjësi i policisë vendase Mussa Alli Mussa. mit/NOA

KOMENTE