English

I vunë zjarrin kullotave, procedim penal për 4 persona

Vlorë, 10 shtator 2011, NOA - Policia e Vlorës nisi procedimin penal për 4 shtetasit: Murat Azbi Kulluri, 50 vjec, Imet Memo Hoxhaj, 53 vjec, Arben Nuro Kulluri, 50 vjec, dhe Muhamet Sadedin Koshena, 51 vjec, të gjithë banues në fshatin Dukat i Ri, Vlorë. Dyshohet se më datë 03.09.2011 në vendin e quajtur Ravenë- Karaburun ata kanë shkaktuar zjarr, i cili më vonë është përhapur me shpejtësi duke përfshirë një sipërfaqe toke kullotë rreth 20 ha. a.q/NOA

KOMENTE