E shtunë, 10 shtator 2011, NOA- Në kuadër të 10 vjetorit të tragjedisë së 11 shtatorit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, do të organizojë një ceremoni përkujtimore për të nderuar viktimat e kësaj masakre. Ministria e Jashtme ka deklaruar se gjatë ditës së nesërme , në orën 19:00, do të ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar të Kosovës, në qendër të Prishtinës në shenjë nderimi për viktimat dhe në solidaritet me të mbijetuarit, familjet dhe kombin e madh amerikan. Në njoftim thuhet se, nëpërmjet këtij akti populli i Kosovës nderon viktimat dhe riafirmon frymën e partneritetit dhe respektit të ndërsjellë dhe dënuar sulmet terroriste kundër lirisë, demokracisë dhe botës së përparuar perëndimore. a.y/NOA