Tiranë, 10 Shtator 2011 NOA - Ministri i Jashtëm i Italisë, Franco Frattini dhe Ministri i Jashtëm i Greqisë, Stavros Lambrinidis do të vizitojnë Shqipërinë të hënën, më 12 shtator 2011. Burime zyrtare nga zyra e Delegacionit të BE në Tiranë, i thanë agjencisë NOA se axhenda ka si qëllim për të inkurajuar aktorët politikë shqiptarë të punojnë së bashku për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ministri Frattini dhe Lambrinidis do të takohen me Presidentin e Republikës, Bamir Topi, Kryeministrin Sali Berisha, Ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto dhe Kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Më poshtë gjendet axhenda e plotë e takimeve: 10.15 Takim me Ministrin e Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto 10.45 Takim me kryeministrin Sali Berisha 11.30 Takim me Kryetarin e Partise Socialiste Edi Rama tek Delegacioni i Bashkimit Evropian ne Shqipëri 12.15 Takim me Presidentin e Republikës Bamir Topi 12.50 Konferencë për shtyp tek Qendra e Informimit të Bashkimit Evropian në Tiranë, Rr. Ismail Qemali, Nr 32 (tek ish Blloku). Për takimin me kryetarin e Partisë Socialiste që do të mbahet tek Delegacioni i Bashkimit Evropian, ABA Business Centre, mediat janë të ftuara të dërgojnë vetëm kameramanë dhe fotografë. Zyra e Delegacionit të BE bëri të ditur se vetëm pyetjet që kanë të bëjnë me subjektin e vizitës (integrimi evropian i Shqipërisë) do të pranohen. e.t/NOA