Tiranë, 10 shtator 2011, NOA- Ndërsa vendi ynë ka mbetur në ndikimin e motit të qendrueshëm. Kthjellimet kanë dominuar në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa zonat malore përgjatë kufririt lindore kanë patur vranësira dhe intervale të shkurtra kthjellimesh. Sipas MeteoAlb, pjesa e dytë e ditës ka vijuar të vijojë me vranësira të dendura te zonat lindore të cilat kanë rrezikuar këto zona shira të izoluar duke lenë të gjithë pjesën tjetër të territorit nën ndikimin e motit të kthjellët. Kthjellimet me shumë kanë qenë dominuese në zonat bregdetare. Të njëjtat kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Situata termike nuk paraqet ndryshime as në vlerat minimale as në vlerat maksimale temperaturat kanë qëndruar konstante. Era ka fryrë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 30 km/h dhe drejtim Perëndimor, kjo ka bërë që dallgëzimi në Adriatik dhe Jon të jetë 2 ballë. Europa Masat ajrore të ftohta dhe të lagështa që vijnë nga deti i veriut janë pozicionuar në Europën veriperëndimore duke u shtrirë deri në Balltik dhe për pasojë këto masa ajrore kanë kushtëzuar mot të paqëndrueshëm. Ndërsa masat ajrore të cilat qarkullojnë nga oqeani Atlantik janë vendosur në Europën Qendrore duke u shtrirë deri në Italinë Veriore duke kushtëzuar mot të paqëndrueshëm me vranësira dhe shira. Konkretisht në Skandinavi, Britani si edhe ne Balltik vranësirat dhe shirat kanë qenë dominuese ku më problematike situata është paraqitur në vendet e Balltikut pasi shirat kanë qenë me intensitet të lartë, të shoqëruar me shkarkesa rrufesh. Gjithashtu Europa Qendrore dhe zona e Alpeve kanë mbetur me shira të cilët kanë rënë në formë rrebeshi dhe janë shoqëruar me shkarkesa rrufesh. Ndërsa kthjellimet kanë dominuar në Europën Jugperëndimore, Juglindore dhe Europën Lindore. a.y/NOA