Rusi, 10 shtator 2011, NOA - Të shumtë kanë qenë personat, që kanë marrë pjesë në ceremoninë memoriale për viktimat e rrëzimit të aeroplanit në Rusi. Pjesëmarrësit e ceremonisë, në mesin e të cilëve edhe presidenti rus, Vladimir Putin, mbushën arenën e ekipit të hokejit në Jarosllav, ekip i cili ishte në bordin e aeroplanit të rrëzuar dhe vendosën lule afër arkivoleve të lojtarëve, që vdiqën të mërkurën. Ekipi i hokejit humbi 36 lojtarë, trajnerë dhe zyrtarë-përfshirë një pjesë të madhe të lojtarëve evropianë dhe ish-lojtarë të Ligës Kombëtare të Hokejt. Si pasojë e rrëzimit të aeroplanit të tipit Yak-42 humbën jetën 43 njerëz. Njerëzit e vetëm që shpëtuan ishin, lojtari Aleksandër Galimov dhe anëtari i stafit të aeroplanit, Aleksandër Sizov, i cili vazhdon të jetë në gjendje të rëndë shëndetësore. a.q/NOA/Reuters