English

Sulmohen bastionet e fundit të Gadafit

Tripoli, 10 shtator 2011, NOA - Forcat e qeverisë së përkohshme të Libisë kanë nisur sulmet ndaj dy bastioneve të fundit besnike të presidentit të dëbuar, Muamer Gadafi. Forcat e Këshillit Kombëtar Tranzicional thuhet se kanë sulmuar të premten mbrëma Bani Validin- para afatit të fundit për dorëzim të cilën kjo forcë ua kishte caktuar ithtarëve të Gadafit. Forcat e qeverisë së përkohshme thanë se kishin vendosur ta sulmojnë bastionin në fjalë pas sulmeve që luftëtarët e Gadafit u bënë lokacioneve të tyre përreth Bani Validit. Raportohet të ketë pasur luftime edhe në afërsi të qytetit Sirte. Ndërkohë, nukështë mundur ende të zbulohet vendndodhja e Gadafit, i cili besohet të jetë në Libi. a.q/NOA

KOMENTE