E shtunë, 10 shtator 2011, NOA- Nëntë të vdekur dhe 20 të plagosur është bilanci i një aksidenti rrugor në një rrugë malore që bashkon lokalitetet algjeriane të Erraguene dhe Ziama-Mansouriah. Një mikrobuz për transportin e pasagjerëve përfundoi në një humnerë me thellësi 200 metra, por mjeti sipas të dhënave paraprake ishte i mbushur plot e përplot me njerëz. Sakaq sipas hetimeve të para thuhet se aksidenti mund të jetë provokuar nga prishja e sistemit të frenimit, e shkaktuar kjo nga mbingarkesa me pasagjerë. a.y/NOA