Vlorë, 10 shtator 2011, NOA – I kthyer në një fenomen shqetësues në këtë qytet, janë prangosur nga blutë e Vlorës dy persona, të cilët vodhën 8 kuintalë kabllo elektrikë në Vlorë. Operacioni i policisë së Vlorës u vu në jetë të premten rreth orës 23:50 me arrestimin e 46-vjeçarit Dalip Gani Llanaj banues në lagjen “Isa Boletini” në Vlorë, si dhe Mezan Ismail Mezanit, 56 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia” të qytetit. Dy personat u kapën në flagrancë në fshatin Kaninë të Vlorës me një sasi prej 8 kuintal kablli elektrik, të cilin e kishin ngarkuar në automjetin e tipit Mercedes Benz kamion me vinç me targa VL1834 C. Dyshohet se një pjesë e këtij kablli është vjedhur në fshatin Zvërnec të Rrethit të Vlorës, ndërsa Dalip Llanaj dhe Mezan Mezani janë nën akuzë për vjedhje në bashkëpunim. mit/NOA