English

Vrasja e Konomit, kryepolici: Shumë shpejt del emri i autorit

Vlorë, 10 Shtator 2011 NOA – Shumë shpejt do të publikohet emri i autorit të masakrës së ndodhur dje në qendër të Vlorës ku në një shpërthim të telekomanduar gjeti vdekje tragjike gjyqtari Skerdilajd Konomi. Pohimin e bëri sot publikisht, drejtori i Policisë së Vlorës, Ylli Metko: “Ju konfirmoj angazhimin maksimal për këtë ngjarje të rëndë. Në bashkëpunim me drejtorinë e Krimeve të Rënda po punojmë intensivisht dhe mendojmë se së shpejti do të ketë edhe një emër të autorit”, - deklaroi kryepolici Metko. Ai shtoi: “Ngjarja është shumë e rëndë. Kësaj radhe krimi nuk ka kursyer as drejtësinë”. tre janë pistat ku është përqendruar hetimi. Dyshimet janë hedhur në një atentat të mundshëm për shkak të detyrës dhe për këtë, grupi hetimor ka kërkuar nga Gjykata e Vlorës dosjet që Konomi ka gjykuar në 6 mujorin e fundit. Pista e dytë, është ajo e çështjes së pronësisë, pasi gjyqtari ishte përfshirë në një akt gjyqësor për 40 ha tokë në Gjirin e Lalzit në Durrës. Pista e fundit sipas ekspertëve të grupit hetimor mund të jetë konflikti personal, pavarësisht dëshmive pozitive nga persona të afërm të tij. Mbrëmë ministri i Drejtësisë, Halimi ka thënë se janë vënë në punë të gjithë instancat për zbardhjen e vrasjes. Hetuesit kanë marrë në pyetje dhe dhjetëra dëshmitarë, të cilët panë më sytë e tyre shpërthimin tragjik. Sipas të dhënave paraprake, krimi ka qenë i organizuar dhe i planifikuar më parë, pasi atentatorët e kanë detyruar gjyqtarin në mënyrë indirekte të niset për në punë, jo me automjetin e tij luksoz, që e kishte blerë vetëm pak kohë më parë, por me makinën e familjes, ku sipas ekspertëve ka lehtësi manipulimi apo ndërhyrje. Sipas dëshmive të familjarëve, të cituar nga media, Konomi e ka gjetur automjetin personal me goma të shpuara, duke u detyruar të marrë makinën e bashkëshortes. Dje pasdite, pak orë pas ngjarjes, policia vuri në dispozicion një shumë prej 100 mijë eurosh për identifikimin e atentatorëve të vrasjes së gjyqtarit, baba i dy fëmijëve të mitur.

Raportimet mbi ngjarjen Gjykata Kushtetuese dënon aktin e vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi

Hetimet paraprake, ja pistat e mundshme të vrasjes së gjyqtarit

Halimi në Vlorë: Atentati do të zbardhet shumë shpejt

Familjarët dhe miqtë e gjyqtarit Konomi: Minutat para atentatit

Lamtumira e fundit për Skerdilajdin, policia shoqëron 23 persona

Gjykata e Lartë reagon për vrasjen në Vlorë: Ndjehemi të kërcënuar PS dënon vrasjen e gjykatësit: Alarm për qytetarët e Shqipërisë Vrasja e gjyqtarit, krerët e drejtësisë raportojnë te Presidenti Topi, takime urgjente me kreun e SHISH, Prokurorisë e Policisë Vlorë, policia: 100 mijë euro shpërblim për gjetjen e vrasësit të gjyqtarit

VIDEOT

Homazhe dhe dënesë për vrasjen e gjyqtarit

Gjyqtari mund të kishte shpëtuar, policia e paaftë

Presidenca për masakrën e Vlorës Spahiu flet për atentatin e Vlorës Shpërthim fatal në Vlorë

KOMENTE