English

Winslet: Skenat e seksit në filma janë imorale

Kaliforni, 10 Shtator 2011 NOA/ Rid Bulku - Elegante dhe tërheqëse ashtu si Elizabeth Taylor. Është kjo mënyra në të cilën është shfaqur Kate Winslet për V Magazine, e cila është fotografuar nga Mario Testino. Në një intervistë të gjatë të revistës ndaj aktores, është folur dhe për skena seksuale që janë pjesë e filmave. Kate i ka përcaktuar ato si tepër të “sikletshme dhe imorale”, kjo edhe pse ka qenë vetë aktorja që është paraqitur totalisht e zhveshur në “Titanic” dhe në “Mildred Pierce”. Më pas ka shtuar në mënyrë ironike: “E dashur mama, puna sot më shkoi kështu: kisha një testikul mbi barkun tim. Nëse mendohemi pak dhe shohim këto terma, mund të them se diçka e tillë është imorale”. Ka vetëm një zgjidhje për aktoren 35-vjeçare, e rilaka fituar në 2008 një Academy Award: “Nëse kërkon ta bësh, nuk duhet të komentosh gabime. Bëje skenën njëherë e mirë, pasi në të kundërt nëse fillon të ankohesh atëherë nuk do dalësh dot më nga ajo situatë”. r.b/NOA

KOMENTE