English

Zhduket minatori, Roland Dauti prej 21 ditësh pa adresë

Bulqizë, 10 shtator 2011, NOA – Roland Dauti, punëtor në minierën e Bulqizës deklarohet i zhdukur prej 21 ditësh. Familjarët kanë kërkuar ndihmën e mediave për të mësuar mbi fatin e 26 vjeçarit, i cili ka qenë pjesëmarrës në protestat disa ditore të minatorëve në Tiranë dhe Bulqizë. Ende nuk ka një të dhënë sa i takon destinacionit të tij, ndërsa familjarët janë drejtuar në polici, për të ditur për fatin e familjarit. Ndërkohë nga ana tjetër, babai i 26- vjeçarit, mjaftë i shqetësuar, thekson se para 21 ditësh, pasi ka mbaruar protesta, djali ka mbërritur në banesë, ka lënë sendet personale dhe është larguar në drejtim të paditur. Pasi kanë ndërprerë punën prej 2 muajsh, ende minatorët nuk kanë rrënë në një pikë të përbashkët për ti dhënë fund këtij rrugëtimi. Ndërkaq, minatorët e Bulqizë kanë kërcënuar se nëse deri të hënën, firma ACR nuk plotëson kërkesat e tyre, atëherë ato nuk do i dërgojnë fëmijët në shkollë. Tre kërkesat e tyre jana: Të largohet administratori, të paguhen ditet e grevës dhe sigurimet shoqerore. Ditë më parë, ACR ra dakort që të rriten pagat në masën 20%, të investojë në minierë, të paguajë pagën e 13-të, por nuk ka plotësuar një ndër kërkesat që sipas minatorëve cilësohet si ndër më kryesoret, që është largimi i drejtorit të minierës, pretendim që ACR nuk e ka pranuar. a.q/NOA

KOMENTE