English

11 shtatori në SHBA, nis ceremonia në nder të viktimave

E diel, 11 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- Vetëm pak çaste më parë ka nisur ceremonia në kujtim të rreth 3 mijë viktimave të cilët gjetën vdekjen nga sulmi terrorist i dhjetë viteve më parë gjatë shpërthimit të kullave binjake në New York. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ish- Presidenti i SHBA-ve George Bush dhe qindra mijëra politikanë e qytetarë të tjerë të pranishëm, po nderojnë viktimat si dhe po ngushëllojnë të afërmit e tyre. Sytë e gjithë botës janë drejtuar në Ground Zero, vendi ku po mbahet ceremonia mes lotësh e tufa lulesh, duke kujtuar masakrën që edhe pas dhjetë vitesh nuk ka mundur të fshijë dhimbjen dhe as të harrojë shpërthimin që nuk tronditi vetëm një shtet, as disa shtete... por mbarë botën si shfaqja dhe akti më i shëmtuar i terrorizimit në historinë e njerëzimit. Goditja në zemër të New Yorkut solidarizoi gjithë vendet, ku që në orët e para të mëngjesit me mijëra mesazhe ngushëllimi, përkrahje dhe solidariteti, të dala që nga gojët e shtetarëve dhe qytetarëve bëhen një zë i vetëm për të kapërcyer dhimbjen dhe për ti thënë së bashku akteve të tilla, Kurrë më. a.y/NOA

KOMENTE