English

11 shtatori, Papa: Jo dhunë për zgjidhjen e problemeve

E diel, 11 shtator 2011, NOA- Ndalni dhunën si zgjidhje të problemeve. Ky është apeli i Papa Benediktit të 16-të nga Ankona për drejtuesit e kombeve me rastin e dhjetë vjetorit të atentatit ndaj kullave binjake në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Duke i kujtuar Zotit viktimat dhe familjarët e tyre, ftoj të gjithë qeveritarët dhe krerët e shteteve të refuzojnë në çdo rrethanë dhunën si zgjidhje për problemet, duke i rezistuar tundimit të urrejtjes. Le të inspirohen nga parimet e solidaritetit, drejtësisë dhe paqes”, u shpreh në fjalën e tij kreu i Vatikanit. a.y/NOA

KOMENTE