English

11 shtatori përqendrohet në Ground Zero, heshtje për 3 mijë viktimat

E diel, 11 shtator 2011, NOA/ Arjola Ymeraj- (Update) Një minutë heshtje në nderim të viktimave të sulmit të dhjetë viteve më parë të cilët gjetën vdekjen në shpërthimin e Kullave Binjake në World Trade Center në orën 8 e 46. Në fjalën e mbajtur me këtë rat Presidenti Obama duke cituar biblën u shpreh se, “Ai bën të pushojë luftën deri në fundin e Tokës, thyen harkun dhe shtizën, djeg karrocat në zjarr”. Pas fjalës së mbajtur nga ana e kreut të Shtëpisë së Bardhë Barack Obama, foli kryebashkiaku i New York Michael Bloomberg, i cili u shpreh se nga sulmet vdiqën njerëz të pafajshëm në një sulm barbar që tronditi njerëzimin. Krahas tij mbajti fjalim edhe ish-Presidenti George Bush, duke shprehur lutje që shpirti i tyre të prehet në paqe. Ndërsa pak minuta më vonë, u mbajt edhe një minutë heshtje në kujtim të viktimave të cilët gjetën vdekjen nga sulmi mbi kullën e dytë. Në këtë ceremoni përkujtimore të mbajtur në Ground Zero Presidenti Obama dhe ish- Presidenti Bush ishin së bashku për herë të parë. Ceremonia në New York është përqendruar në hapjen e memorialit të 11 shtatorit në Ground Zero, ndërsa njëri pas tjetrit po lexohen emrat e 3 mijë viktimat nga ana e familjarëve të tyre. Ndërkaq të gjitha qytetet amerikane janë vënë në gjendje gatishmëri dhe sigurie prej frikës së ndonjë atentati të mundshëm. a.y/NOA

KOMENTE