Saubadia (Itali), 11 shtator, NOA- Një vajzë e re, tridhjetë e pesë vjeçe ka vendosur të vrasë veten duke u djegur para varrit të babait të saj. I ati i kishte vdekur në janar, pas një aksidenti me makinë dhe ajo nuk ka mundur të durojë dhimbjen e kësaj humbjeje. Para se të marrë jetën e saj, vajza ka ndenjur gjithë natën te varri i prindit, Pasi kaloi gjithë natën në varrin e atit të saj, ajo ka marrë vendimin dramatik. Menjëherë janë lajmëruar nëna dhe motra. Dy gratë e shqetësuar ishin nisur në mëngjes herët për të parë nëse e reja ishte atje. a.e./NOA