Tiranë, 11 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Titujt e lajmeve më të fundit nëpër botë janë fokusuar në pasigurinë e pijeve energjike të përziera me ato alkoolike dhe thuhet se do të hiqen përbërësit stimulues të kafeinave në to. Sipas një studimi të fundit nga University of Maryland dhe Johns Hopkins, rezulton se konsumi i pijeve energjike si Red Bull, mund të rrisë rrezikun e abuzimit me alkoolin, sidomos në mesin e adoleshentëve dhe të studentëve. Studiuesit shqyrtuan konsumin e pijeve energjike, tek 1 097 studentë të vitit të katërt. Të dhënat janë mbledhur si pjesë e një studimi katër-vjeçar nëpërmjet të dhënave kompjuterike, ku të dhënat e tyre mbeten anonime. Studiuesit zbuluan se 10 për qind e studentëve raportuan një frekuencë të lartë të konsumit të pijeve energjike, të paktën 52 ditë në vit. Gjysma e tyre konsistonin në frekuencë të ulët, duke përdorur pijet energjike më pak se 52 ditë në vit. Pjesa tjetër nuk i konsumonin pijet energjetike. Krahasuar me grupin me frekuencë të ulët, ata që konsumojnë më shumë pije energjike, konsumojnë më tepër alkool. Kur ata pinë alkool, pinë rreth 6 pije në ditë kundrejt 4 pijeve. Refruar Diagnostic and Statistical Manual of Mental Disorders, konsumatorët e lartë të pijeve energjike kishin më shumë gjasa për të përmbushur kriteret për varësinë e alkoolit. e.t/NOA