English

Aksident në minierë, një i vdekur dhe një i plagosur

Librazhd, 11 shtator, NOA – Një aksident në minierë i ka marrë jetën një personi. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në minierën e Katjelit në rrethin e Librazhit. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se personi që ka humbur jetën është Dashamir Logjini 29-vjeç. Ndërkohë që nga aksidenti ka mbetur i plagosur dhe minatori Edison Myftari, 18-vjeç. Ende nuk janë sqaruar rrethanat e aksidentit. Sipas kolegëve të tyre, dy personat kanë hyrë në një galeri të mbyllur për të nxjerrë krom dhe mendohet se janë asfiksuar nga rrjedhja e gazit. Viktimat janë gjetur nga familjarët gjatë orëve të para të mëngjesit. a.k/NOA (vijon..)

KOMENTE