English

Do nisej në Pakistan për luftë me xhihadistët, kapet shqiptari në SHBA

Nju Jork, 11 shtator, NOA – Kishte planifikuar për të udhëtuar në Pakistan, për t’u bashkuar atje me një grup xhihadistësh, të cilët luftonin kundër trupave amerikane.

Gjatë shkëmbimeve të E-maileve, ai kishte thënë se dëshironte të udhëtonte jashtë shtetit për "t’u martuar me vajzat në parajsë", shprehje kjo e cila përkon me një kod për të përshkruar synimin e tij për të vdekur si një martir.

Kjo është akuza e ngritur nga prokuroria amerikane, ndaj një shqiptari me emrin Agron Hasbajrami, i cili tashmë ka dalë para gjykatës me akuzën për përfshirje në vepra terrorizmi.

Siç bëjnë me dije mediat më të njohura amerikane, Hasbajrami mbërriti në gjykatë dhe gjatë seancës, avokati amerikan Seth Ducharme tha se provat e mbledhura deri më tani ndaj tij, duke përfshirë E-mailet nga llogaritë e ndryshme dërguar për kontakt grupi të luftimeve, flasin për një dëshirë të tij për mbështetjen e xhihadit në mënyrë të dhunshme.

Ndërsa një avokat tjetër amerikan, i caktuar për të përfaqësuar Hasbajramin, Nancy Ennis, tha se nuk kishte asnjë koment rreth kësaj.

Më tej, prokurorët thanë se Hasbajrami kishte dërguar më shumë se 1.000 $ në Pakistan për të mbështetur përpjekjet e kontaktit të tij.

Ndërsa në gusht, Hasbajrami bleu një biletë ajrore udhëtimi për në Turqi dhe në fund, një për në Pakistan.

Sipas zyrtarëve të zbatimit të ligjit amerikan, “vigjilenca e zbatimit të ligjit ka rezultuar në kapjen e një tjetër të dyshuari për prirje terroriste, që aspirojnë të udhëtojnë jashtë shtetit për xhihad të dhunshëm".

Ndërkaq, nëse shpallet fajtor, ai përballet me një maksimum prej 15 vjet burg.

Agron Hasbajrami është bjë banor i Nju Yorkut dhe tani ai figuron si i ngarkuar me sigurimin e mbështetjes materiale për një organizatë terroriste, për të udhëtuar më pas drejt Pakistanit dhe për t'u bashkuar atje me një grup radikal, për të luftuar kundër trupave amerikane. n.e/NOA

KOMENTE