Tajlandë, 11 shtator 2011, NOA - Në mungesë të nënës një fëmijë është detyruar të pijë qumësht nga lopa. Ngjarja jo e zakontë ka ndodhur në një fshat të Tajlandës. Sophat është emri i fëmijës që për 18 muaj ka vendosur ta zgjidhë problemin e ushqimit me qumësht duke u futur poshtë këmbëve të lopës. Gjyshi i tij, Oeung Um, tha se fëmija ka nisur të ushqehet me qumështin e gjirit të lopës, pasi nëna e tij la fshatin dhe u nis në kërkim të punës në qytet. Një stuhi prishi shtëpinë e tyre në fshat dhe çifti u detyrua të largohej për të mbledhur para. Gjyshi i fëmijës thotë se pas ikjes së nënës, fëmija u sëmur dhe nuk kishte asnjë zgjidhje përveç se t’i ndërronin ushqimin e gjirit të prindit të tij me atë të një prej lopëve. Oeung Um tregon se është detyruar që ta largojë djalin nga lopa, por kjo ka qenë e pamundur, pasi rrezikonte të sëmurej. “Ditët e para e pati pak problem, por tani është mësuar dhe nuk ka më diarre”, thotë ai. Megjithatë, Oeung Um shton se pleqtë e fshatit e kanë kritikuar për këtë veprim. Ata i kanë thënë se kur djali të rritet do t’i vij turp për gjestin që e kanë lejuar të bëjë. a.k/NOA