Tiranë, 11 shtator, NOA - Kryetari Partisë Socialiste ka vendosur të ketë një komunikim më të shpeshtë me lexuesit on-line. Sot është hedhur në transmetim faqja e re personale e kryesocialistit Edi Rama. Faqja zyrtare www.edirama.al do të jetë këndi on-line ku qytetarët mund marrin informacione në kohë reale në lidhje me aktivitetin e liderit të opozitës. Por ndryshe nga faqja e Partisë Socialiste, e cila hapësirën më të madhe e ka për aktivitetet e kryetarit, faqja personale ka më shumë informacione në lidhje me aktivitetin e përditshëm edhe në aspektin artistik. Një kënd i veçantë është për shkrimet publicistike. Një pasion i hershëm i Ramës, të cilit i është kthyer sërish kohët e fundit. Po ashtu një rubrikë është dhe për intervistat, apo fjalimet. Ndërsa një vend kryesor zë aktiviteti politik. Ndryshe nga faqja e PS-së, faqja e re e Ramës ka më shumë foto jo zyrtare, ku bie në sy ajo me bashkëshorten e tij, Linda. Një rubrikë i kushtohet edhe librave që ka botuar Edi Rama, ku bënë pjesë studimi mbi piktorin Kandiski dhe libri i tij i me Ardian Klosin “Refleksiione”, si dhe botimet për pikturën. “Kjo është faqja ime e re virtuale që përfshin edhe një blog. Do të gjeni në të opinionet e mia dhe jeni të ftuar të jepni tuajat për temat e diskutuara, ashtu siç do të mund të mësoni më shumë rreth të përditshmes sime përfshirë edhe mundësinë për të këmbyer artikuj, tituj librash e filmash, apo çfarëdo materiali interesant për t’u ndarë on-line. Posta juaj është një kuti ku jeni të lutur të mos ngurroni të më kontaktoni në rast nevoje a thjesht dëshire për të komunikuar shqetësime ose mendime që doni të ndani me mua”, shkruan kreu i PS-së, Edi Rama në adresën e tij të Facebook për faqen e re on-line. a.k/NOA