English

Gjeni i lumturisë i cili ju bën të qeshni

Tiranë, 11 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Nëse jeni një person që përçoni gjithnjë lumturi dhe hare kudo që jeni, kjo është falë prindërve tuaj. Është zbuluar se disa prej nesh janë optimistë të lindur, për shkak të një “gjeni të trashëguar të lumturisë.” Gjeni i lumturisë arrin të shpjegojë përse disa njerëz janë pesimistë, ndërsa disa të tjerë kanë tendencë të shohin anën e ndritshme të situatës. Profesor Elaine Fox në Universitetin Essex, ndërmori organizimin e testimit të më shumë se 100 personave, të cilët shikonin në një ekran kompjuterik disa foto, të cilat transmetonin ndjenja pozitive dhe negative. Duke përdorur një terapi, studiuesja ishte në gjendje të kuptonte përqendrimin e pjesëmarrësve në studim. Një pjesë e personave në studim janë të furnizuar me një version të ADN-së, gjenit 5-HTTLPR, i cili ndikon në nivelet “ e të ndjerit mirë”. Ne trashëgojmë dy lloje të gjeneve, versione “të shkurtra” dhe “versione të gjata”. Sipas një studimi të botuar në revistën “Biological Psychiatry”, personat, të cilët përmbajnë dy versione të shkurtër të gjenit arrin të përqendrohen në imazhe pozitive dhe të shmangin marrjen e ndjenjës negative dhe të mërzisë. Studiuesit e përshkruajnë këtë zbulim si një mekanizëm, i cili duket se arrin të shpjegojë nivelet e përgjithshme të jetës sonë. Këto rezultate mund të përdoren për të përcaktuar terapi të përshtatshme për njerëzit në mënyrë që të mund të shërohen nga situata traumatike. Profesor Fox shtoi: “Nëse gjenotipi i një personi është identifikuar, atëherë mund të ofrohet një terapi e saktë për shërim”. a.k/NOA

KOMENTE