English

Gjermani, taksa dhe për prostitucion

Berlin, 11 shtator 2011, NOA - Tashmë ata që do të vizitojnë lagjet me drita të kuqe në Gjermani duhet të paguajnë dhe një taksë. Procedura e rrallë do të përdoret njëlloj si taksat e parkimit. Në hyrje të rrugës do të vendoset një makineri, në të cilën paguan një shumë të caktuar dhe më pas mund të vazhdosh “shëtitjen”. Eksperimenti po provohet në qytetin e Bonit në Gjermani, ku prostitucioni është i ligjshëm dhe shtëpitë publike paguajnë taksat sipas ligjeve në fuqi. Taksa e re, në një farë mënyre mund të quhet edhe “taskë konsumatori”, por këtë taksë do ta paguajnë dhe vajzat që ushtrojnë prostitucionin. Sipas të dhënave të para ajo mund të jetë rreth 6 euro, ose 8.65 dollarë. Vajzat që dilnin në rrugë hedhin dollarët në kutinë e caktuar dhe zënë vendin. Brenda një jave, u mblodhën 382 dollarë. Sipas ekspertëve të taksave, orari zyrtar i punës në këtë profesion është pas orës 20:15. Për ato që nuk paguajnë në rregull taksat ka dhe gjoba që arrijnë 145 dollarë. a.k/NOA

KOMENTE