English

Ja përse një humor i mirë ju bën më shumë aventurier

Tiranë, 11 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Kur ndjeheni në humor të mirë, ju mund të keni më shumë gjasa për sipërmarrje të reja dhe të eksploruar botën rreth jush. Studimi i ri botuar në revistën Psychological Science, tregon se ndjenja e tersit mundëson më pak të ngjarë për të provuar gjëra të reja, ndërsa një humor i mirë sjell ndjenjën aventureske. Studimet e mëparshme kanë zbuluar se qëndrimi në një ambient familjar është i lidhur me lumturinë. Nocioni i njohjes është në thelb tepër i dobishëm, pasi është i lidhur me përpunimin e lehtë, efikas dhe pa konflikte të çështjeve. Teoricienë të tjerë kanë sugjeruar se vlera e familjaritetit është më relative dhe kontekstuale. Familjarët preferohen të qëndrojnë pranë më tepër në situata të vështira, ndërkohë që endja drejt një qyteti të panjohur transmeton një shkëlqim të ngrohtë. Nëse mendohet gjithnjë qëndrimi në një ambient të caktuar, të shoqëruar nga të njëjtët persona, ka më pak gjasa për të nxjerrë në pah emocione të tilla pozitive. Në përputhje me këtë, studime të mëparshme kanë zbuluar vazhdimisht se të sapolindurit kanë më shumë gjasa për të treguar shenja frike nga objekte të reja në mjedise të panjohura ose të perceptuara të pasigurta, në krahasim me parametrat e sigurt dhe të rehatshëm. Në përputhje me këtë, studime të mëparshme kanë gjetur gjithashtu se humori i keq shpesh është një reagim ndaj rrezikut apo sikletit të perceptuar, ndërsa humori i mirë tregon se je në një mjedis të mirë. Autorët e studimit argumentojnë se, humori mund të jetë një përgjigje për mjedisin, por nga ana tjetër, humori gjithashtu mund të ndryshojë mënyrën se si ne e perceptojmë botën rreth nesh. a.k/NOA

KOMENTE