Tiranë, 11 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi – Diabeti mund të ketë një ndikim të madh në të gjithë trupin tonë. Sepse sigurisht truri ynë nuk përjashtohet nga ndikimet negative shëndetësore. Studimet e fundit kanë lidhur sëmundjen e diabetit me një ngadalësim në funksionimin mendor dhe shkakton një rritje të rrezikut të sëmundjeve në tru. Mundësia e komplikimeve të trurit është një arsye më shumë për të mbajtur nën kontroll diabetin tuaj. Shkencëtarët janë ende të pasigurt në mënyrën se si pikërisht diabeti mund të ndikojnë në tru. Megjithatë, faktorë të shumtë janë të përfshirë. Profesori i psikiatrisë në Harvard Medical School, Alan Jacobson thekson: “Sheqeri i lartë në gjak mund të ndikojë drejtpërdrejtë në qelizat e sistemit nervor. Ai gjithashtu mund të çojë në dëmtime në enët e mëdha dhe të vogla të gjakut.” Sipas mjekut ekspert, kjo, nga ana tjetër, zvogëlon sasinë e arritjes së oksigjenit në tru. Gjithashtu, rritet rreziku i të pasurit një goditje, e cila mund të vrasë qelizat e trurit. a.k/NOA