English

Më mirë pa punë. Një punë e keqe, ndikon keq në shëndetin mendor

Tiranë, 11 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi -Ndoshta papunësia nuk është edhe aq e keqe, në fund të fundit. Një studim i ri ka treguar se, pavarësisht të ardhurave, të pasurit një punë të paqëndrueshme dhe përbuzëse. Por kjo ka efekte negative më të mëdha se të qenit i papunë. Studiuesit kanë menduar për një kohë të gjatë se, një pozicion pune dhe një rol i strukturuar, e bën një person shumë më të lumtur se sa të qenit i papunë. Kjo rezulton të jetë e vërtetë nëse ju keni një punë me cilësi të lartë, por një punë e keqe është e dëmshme për shëndetin tuaj mendor. Studiues të shumtë të Australian National University, vunë re se si atribute të ndryshme psiko-sociale ndikonin në mirëqenien e çdokujt. Ata zbuluan se punët me cilësi të dobët, kërkesa të larta, kontroll të ulët mbi marrjen e vendimeve, pasiguri të lartë në punë dhe një përpjekje për një shpërblim të çekuilibruar, shkakton efekte më tepër negative mbi shëndetin mendor sesa papunësia. Studimi thekson se, në vend të kërkimit të një pune të re, personat të cilët janë të papunë ose janë duke punuar në një ambient pune të papreferuar, duhet të kërkojnë vende të reja pune, të cilat ofrojnë më shumë siguri, autonomi dhe një pagesë të arsyeshme. Ndoshta edhe punëdhënësit duhet të bëhen më të ndërgjegjshëm përsa i përket shëndetit mendor të punëtorëve të tyre, pasi të punësuarit e lumtur japin më shumë përfitime për punëdhënësit e tyre. a.k/NOA

KOMENTE