E diel, 11 shtator 2011, NOA- Tragjedia e 11 shtatorit ka bashkuar amerikanët dhe jo amerikanët, me një vendosmëri të përbashkët. Kjo deklaratë u dha nga Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano, në një mesazh dërguar Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama me rastin e dhjetë vjetorit të tragjedisë. “Siguria e të gjithëve është thelbësore, por duhet të shohim përpara dhe të përforcojmë solidaritetin ndërkombëtar dhe shumëpalësh që na ka mbështetur dhjetë vite më parë për një vend të sigurt dhe të qetë”, thuhet në mesazhin e Napolitanos. a.y/NOA
Në foto: Presidenti i Italisë Giorgio Napolitano