English

Netanjahu: Do ta ruajmë paqen me Egjiptin

Izerael, 11 shtator, NOA - Kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu, tha se Izraeli do të ruaj paqen më se tri-dekadëshe me Egjiptin pasi trazirat në këtë vend detyruan forcat egjiptiane të evakuojnë ambasadën izraelite në Kajro. Netanjahu tha se sulmi ishte një “incident serioz”, por se do të mund të kishte qenë më i keq, po që se sulmuesit do të kishin depërtuar te stafi i ambasadës. Gjashtë diplomatë izrealitë u patën bllokuar brenda ambasadës, kur objekti i saj u sulmua nga protestuesit e inatosur. Raportohet për qindra të lënduar gjatë përleshjeve të mëngjesit të së shtunës ndërmjet protestuesve dhe forcave policore egjiptiane. NOA/REF

KOMENTE