Elbasan, 11 shtator, NOA – Dy të rinj kanë rënë në prangat e policisë për trafik të lëndëve narkotike. Klajdi Pano, 23-vjeç dhe Gentjan Tartari, 29-vjeç që të dy banues në lagjen “Partizani” në Elbasan, janë kapur nga policia me 23 doza heroinë. Të rinjtë janë kapur gjatë orëve të para të mëngjesit në lagjen “Vullnetari” në Elbasan, në kuadër të operacionit të koduar policor, “Kullat”. Policia ushtroi kontroll në trupin e dy të rinjve dhe arriti të gjejë sasinë e drogës. Ekspertët e punojnë për dokumentimin e plote të veprës penale, ndërkohë që ndaj dy të rinjve ka nisur procedimi penal për shitje të lëndës narkotike. Gjithashtu, policia synon të zbulojë dhe origjinën e drogës dhe tregun për ku ishte përcaktuar të shitej. a.k/NOA