Tiranë, 11 shtator, NOA - Sipas MeteoAlb, në vendin tonë gjatë ditës së nesërme, (12 shtator) dita do të nisë me mot të kthjellet në të gjithë territorin, pro gjatë orëve të mesditës parashikohet të ketë shtim të vranësirave në pjesën më të madhe të vendit. Më të dendura vranësirat do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore, të cilat do të shoqërohen me shira të dobët. Pjesa e dyte e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në të gjithë zonën malore. Ndërsa zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të karakterizohen nga kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme. Në mbrëmje dhe gjatë natës vranësirat dhe shirat do të largohen duke bërë që i gjithë vendi të jetë i kthjellët. Përsa i përket situatës termike, temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në të dy vlerat ekstremale. Era do të fryje e lehte në tokë dhe mesatare në det, me shpejtësi 33 km/h dhe drejtim Veriperendimor, ndërsa dallgëzimi në Adriatik dhe Jon do të jetë 3 ballë. Europa Sërisht nesër, Europa veriperendimore edhe një pjesë e Europës verilindore do të karakterizohen nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, pasi vranësirat dhe shirat me intensitet të larte do të dominojnë këto rajone. Shira më të dendur do të ketë në Vendet Nordike, Ishujt Britanikë dhe në Balltik. Po ashtu vranësira dhe shira do të ketë në Ballkanin Verior si edhe zona e Alpeve, ku gjatë pasdites problematike në këto rajone do të jenë edhe stuhitë e forta të erës, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit Europian do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta.
Ngjarje ekstreme në Europë: Ishujt Britanike alarmojnë shira intensive dhe stuhi ere. Balltiku rrezikohet nga shira intesivë dhe stuhi me rrufe, ndërsa Saknadinavia do të mbetet me shira të dendur dhe temperatura të ulta. a.k/NOA