English

Pasqyra e shtypit, 11 shtator 2011

Tiranë, 11 shtator 2011, NOA - Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e diel, 11 shtator 2011. Gazeta “Panorama” ka si argument kryesor; “Listat zyrtare, emrat e fituesve në universitete për çdo degë”, i cili pasqyron listën e gjithë fituesve. Disa tituj të tjerë janë; “Alera e Olldashit, firma çau rrugët pa lejet e ndërtimit”, “Kushëriri i Gjyqtarit: Vrasja e Skerdit, për të ngjallur tmerr ndaj atyre që kërkojnë pronat”.

Gazeta “Mapo” ka si argument kryesor; “Tensioni i fundi i gjyqtarit për tokat në Gjirin e Lazlit”, i cili flet për hetimin e vrasjes së gjyqtarit Skedilajd Konomi. Disa tituj të tjerë janë; “Fëmija i vdekur në rrënoja, familjarët akuza bashkisë”, “Zhduket pas protestës minatori 26-vjeçar”, “PS ekspertizë për ligjet me 3/5”.

“Gazeta Shqiptare” ka si argument kryesor; “10 faqe speciale për fituesit në universitete”, i cili pasqyron emrat e gjithë fituesve. Disa tituj të janë; “Vlorë, gjyqtari mori kërcënime, 48 orë asnjë i hetuar”, “Ngjarja në Shkodër, xhaxhai e ka fajin ndërtimorja”, “Amaneti i babait nga kati i 86-të fill pas u goditën Kullat Binjake”.

Gazeta “Shqip” ka si argument kryesor; “Vrasja e gjyqtari, hapet dosja e pronave”, i cili flet për hetimet ndaj vrasjes së ndodhur dy ditë më parë në Vlorë. Disa tituj të tjerë janë; “Godo: Për Presidentin le t’i bëhet ofertë Kadaresë”, “Gejxh: BE dhe SHBA të monitorojnë regjistrimin”, “Një vit pa Llazi Sërbo”, “Biznesmeni korçar prangoset për trafik femrash”. Gazeta “Koha Jonë” ka si argument kryesor; “Universitetet, 25 mijë emrat dhe pikët e fituesit të fundit”, i cili flet për fituesit e shkollës së lartë. Disa tituj të tjerë janë; “Vrasja e Konomit, Kryepolici: Shumë shpejt , emri i autorit”, Alma Saraçi: Unë aktorja shqiptare në botën e egër të Hollivudit”, “Hysi: Kushtet tona për votat në Kuvend”, “Presidenca e BE: Integrimi të jetë qëllim kombëtar”. Të nderuar lexues. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit. Për t'u abonuar në këtë shërbim dhe për t'u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën; info@noa.al. a.k/NOA

KOMENTE