English

Përvjetori i 11 shtatorit, plagosen 80 ushtarë amerikanë në Afganistan

Afganistan, 11 shtator 2011, NOA – Ndërsa Amerika dhe bota mbarë ishin me sytë në Nju Jork për 10-vjetorin e sulmeve në Kullat Binjake, talebanët kishin përgatitur një sulm të madh në Afganistan. Gjatë orëve të vona të së shtunës një sulm me bombë në qendrën e NATO-s në Afganistan ka plagosur të paktën 80 ushtarë amerikane. Një makinë e mbushur me eksplozivë ka shpërthyer në afërsi të bazës duke shkaktuar një numër të konsiderueshëm viktimash. Pesë ushtarë afganë janë vrarë, ndërsa janë plagosur dhe një numër i madh civilësh që shërbenin në bazë. Makina që shpërtheu i ishte afruar bazës më shumë sesa ishte perimetri i sigurisë. Zyrtarë të NATO-s thanë se ishte një kamion i ngarkuar me dru zjarri. Ndërkohë që brenda karrocerisë kishte pasur dhe një sasi shumë të madhe eksplozivi. Talebanët kanë marrë përsipër sulmin. Një orë para shpërthimit, zëdhënësi i talebanëve kërkoi që ushtarët amerikan të largoheshin nga baza. a.k/NOA

KOMENTE