Elbasan, 11 shtator 2011, NOA – Një 24-vjeçar me iniciale F.B është plagosur me armë zjarri mbrëmjen e sotme në lagjen “Qemal Stafa” në Elbasan. I plagosuri u dërgua në spitalin kirurgjik të Elbasanit, ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën. Policia e qytetit bën me dije se shtetasi në fjalë u qëllua nga një person tjetër tashmë i identifikuar, me një armë zjarri të tipit pistoletë. Brenda një harku të shkurtër kohor blutë e Elbasanit arritën të identifikonin autorin e ngjarjes, por identiteti i tij nuk bëhet i ditur për arsye hetimi. Policia e Elbasanit po punon për kapjen e autorit, ndërsa ende po punohet për të zbardhur motivet e ngjarjes. mit/NOA