English

Shpiket ngrohësja e pizhameve, nga kompania e cila shpiku batanijen elektrike

Tiranë, 11 Shtator 2011 NOA/ Arlinda Koçi - Dimri i ftohtë po afrohet shumë shpejt dhe është shumë e rëndësishme për të mbajtur veten tonë të ngrohtë. Një kompani veshjesh, ka marrë ngushëllim nga i ftohti, sidomos për nivelin e madh të përtacisë, duke shpikur një pajisje të re, e cila ngroh pizhamet tuaja. Pajisja qe ju shihni dhe ne keto foto, mundëson ngrohjen e pizhameve tuaja në temperaturën 47 gradë celsius, në mënyrë që kur t’i vishni të ndjeni një ngrohtësi tepër të rehatshme. Procesi zgjat vetëm 10 minuta dhe ajo sigurisht mund të ngrohë edhe veshje të tjera si peshqirë, kapele, dorashka, çorape etj. Produkti i prodhuar në SH.B.A nga kompania Hammacher Schlemmer, kushton 40 dollarë amerikanë ose 4 mijë lekë. Në rast se konsumatori ndjen joshje për të vendosur këmbët apo duart e tij, për tu ngrohur, kompania ka prezantuar gjithashtu edhe një batanije elektrike të shpejtë në ngrohje, Hammacher Schlemmer, ideale për ta vendosur edhe në shtrat për një ngrohje të shpejtë. a.k/NOA

KOMENTE
  • Fatos Caka08:07 - 11 Shtator 2011
    besoje , qe per ne shqiperi jane nje fare zgjidhje kur problemi me sistemin ngrohes eshte i pa zgjidhur