English

Topalli: 11 shtatori, i bashkoi më shumë amerikanët

Tiranë, 11 shtator 2011, NOA- Kryeparlamentarja Jozefina Topalli në emër të Kuvendit të Shqipërisë nëpërmjet një mesazhi kujtoi me dhimbje humbjen e 3 mijë jetëve nga sulmi terrorist i 11 Shtatorit. “Sot edhe shqiptarët bashkohen me popullin amerikan në këtë ditë meditimi e nderimi për jetët e ndërprera. Me një fuqi të madhe shpirtërore Amerika u ngrit edhe më e fortë në sy të mbarë njerëzimit. Me guxim e me besim tek Amerika, në emër të lirisë, amerikanët u bashkuan edhe më shume me njëri-tjetrin. Sot flamuri amerikan ngrihet me shumë krenari në emër të lirisë dhe të vlerave universale”, thuhet në mesazhin e kryeparlamentares Jozefina Topalli. a.y/NOA

KOMENTE