English

Veriu i Kosovës, Feith mohon të ketë përmendur Katalonian

Prishtinë, 11 shtator 2011, NOA - Zyra civile ndërkombëtare, ICO përgënjeshtroi zërat e përhapur në media se Pieter Feith ka kërkuar plotësimin e planit Ahtisaari Plus, ku sipas mediave ai kishte përmendur për veriun e Kosovës modelin e autonomisë së Katalonias në Spanjë. Përgënjeshtrimin e bëri me dije RTK. Kjo deklaratë erdhi pasi një ditë më parë mediat e Kosovës raportuan se kreu i ICO-s Pieter Feith kishte thënë në një intervistë për EU Observer, Feith kishte thënë se veriut të Kosovës i duhet dhënë autonomi si ajo e Katalonias në kuadër të Spanjës. KD/NOA

KOMENTE