English

13 vjetori i vrasjes së Azem Hajdarit, Berisha vizitë te memoriali

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA- Kryeministri i vendit Sali Berisha zhvilloi homamzhe pranë memorilait të Azem Hajdari. Në përvjetorin e 13-të të vdekjes së Hajdarit, kryeminsitri i vendit deklaroi se tribuni i lirisë dhe Besnik Çerja, u ekzekutuan në 12 shtator 1998 nga falangat e diktaturës komuniste. “Azem Hajdari hyri në historinë e lirisë së shqiptarëve si një tribun i pashembullt, në një kohë kur kombi rëngonte ndër shtypjen më të egër, kur në tërësi besohej se Shqipëria do të mbetej “Kuba e Adriatikut” dhe se shqiptarët nuk do të dilnin dot nga regjimi i sllavërsië në të cilin jetonin”,-theksoi Berisha. Kryeministri tha se Hajdari u përball me diktaturën më të egër në vend, derisa e gjunjëzoi, duke vrarë në këtë mënyrë sipas tij frikën e gjithë vendit. “Azem Hajdari do të shndërrohej me shpejtësi në flamur mbajtësin, në maratonomakun e demokracisë shqiptare. Ai me një energji, guxim e trimëri do të vërshonte si uragan në mbarë Shqipërinë, të vriste frikën”, theksoi Berisha. Duke shprehur ngushëllimet ndaj familjarëve të Azem Hajdarit dhe Besnik Çerja, kreu i qeverisë deklaroi se idealet e lirisë së “Azem Hajdarit do të lartësohen gjithmonë e më shumë në këtë vend dhe se ëndrra e tij vazhdon”. a.q/NOA

KOMENTE
  • Alex16:43 - 12 Shtator 2011
    Nuk ka asnje ndryshim me xhaxhin Enver,edhe ai i vriste kundeshtaret,dhe pastaj i bente deshmore