English

Dënohet se ngacmonte aktoren Kathryn Erbe

SHBA, 12 Shtator NOA - “Stalker-i” që prej kohësh ngacmonte aktoren Kathryn Erbe, protagoniste e serisë televizive “Law & Order”, është denoncuar nga gjykata e Brooklyn me pesë vite liri të vigjiluar dhe një gjobë prej 42 mijë dollarësh. Personi në fjalë, Charles Nagel, banor në Filadelfia, ka nisur të persekutonte Erbe që në vitin 2008, duke tentuar ta përqafonte teksa aktorja po xhironte disa skena në Manhatan. Sipas autoriteteve, 36 nisi ti shkruante mesazhe kërcënuese dhe bezdisëse kundrejt Erbe në një rrjet social. Aktorja, 44-vjeçe, ka dëshmuar se e kishte zënë frika, duke thënë se Nagel ishte obsesionuar me figurën e saj. Në krahun tjetër “stalker-i” pohon se bëhet fjalë vetëm për një keqkuptim dhe e përshkruan veten si një fans të dashur që koleksionon autografe yjesh. r.b/NOA

KOMENTE