English

Dhunë ndaj policisë, pranga të rinjve

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA – Disa persona kanë përfunduar në prangat e policisë së Tiranës gjatë kontrolleve rutinë. Kështu, sipas deklaratës zyrtare të drejtorisë së policisë, nga Komisariati i Policisë Nr.1 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Miri Qazim Çira, 24 vjec, lindur e banues në Burizanë Krujë, për veprën penale të “kundërshtimit me dhunë të punonjësit të policisë” dhe “mbajtje pa leje të armëve e municioneve luftarake”, , si dhe u proçedua në gjendje të lirë shtetasi Besmir Dervish Hidri, 24 vjec, për veprën penale të “mosbindjes së urdhërit të punonjësit të policisë”. Në datë 10.09.2011 ora 22.30 në Rrugën e Elbasanit janë kapur në flagrancë nga Patrulla e Përgjithshme e Komisariatit 1, ku gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz E Clas 320”, me targa Ë613 JGV, të shtetasit Miri Çira, ju gjet një armë zjarri pistoletë tip “TT”, me një krëhër me 7 fishek pa leje, të cilat u sekuestrua në cilësin e provës materiale. Nga Komisariati i Policisë Nr.5 Tiranë u krye arrestimi në flagrancë i shtetasit Bashkim Rrem Gjabri, 38 vjec, banues në Bathore Tiranë, sepse me dt.11.09.2011, ora 10.30, tek rrethrotullimi në Institut Bujqësor ka dëmtuar xhamat e mjetit tip “Shavroletë”, të Policisë Rrugore, me targa Policia 2012, si dhe gjatë shoqërimit për në polici, ka kundërshtuar me dhunë, fyer dhe kanosur punonjësit e policisë të Patrullës së Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr.5. a.q/NOA

KOMENTE