English

Dita e parë e shkollës, Basha: Siguri për nxënësit dhe shkolla të reja

Tiranë, 12 shtator 2011, NOA - Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha vizitoi sot shkollën 9 vjeçare “Skënder Çaçi” në kryeqytet, për të uruar nxënësit dhe mësuesit, për vitin e ri mësimor. Kryetari i Bashkisë vizitoi shumë ambiente, klasa e sallat e shkollës, dëgjoi nga afër nxënësit dhe mësuesit, si dhe mori pjesë në një orë mësimi. Bashkia e Tiranës ka marrë disa masa përpara fillimit të vitit të ri shkollor, kryesisht në drejtim të sigurisë së nxënësve në ato shkolla që gjenden afër rrugëve kryesore ku ka qarkullim të madh të makinave. “Bashkia e Tiranës do të marrë në vazhdimësi masa për gjendjen në shkollat e kryeqytetit, sepse gjendja është larg të qënit ideale. Është bërë punë në disa aspekte, por ka shumë punë në aspekte të tjera. Ne, do ta përqendrojmë vemendjen këtë vit shkollor në 3 drejtime; 1-Siguria në shkolla, duke nisur me sigurinë rrugore të fëmijëve nëhyrje-daljet, në shkollat e Tiranës; disiplinimi i trotuarit dhe vendosja e sinjalistikës. Këtu, tek “Skënder Çaçi është një tregues se si do të veprohet, edhe në shkollat e tjera të kryeqytetit, me prioritet ato që kanë një ekspozim të menjëhershëm ndaj trafikut; 2-përpjekje për kurimin e gjendjes higjeno- sanitare në shkolla, një shkollë duhet të ketë tualete funksionale dhe të pastra; 3-me planifikimin e shkollave të reja, sepse në shumë shkolla ka nxënës që udhëtojnë 20-45 minuta për të ardhur në shkollë. Ky është një standard i papranueshëm në qytetin tonë, përqëllimet dhe objektivat që shoqëria e Tiranës i ka vënë vetes”, u shpreh Kryebashkiaku Basha para medias. Më tej ai sqaroi planet që ka Bashkia, për ndërtimin e shkollave të reja në Tiranë. “Ne do të planifikojmë së shpejti, hapjen e shesheve të ndërtimit për ndërtimin e 6 shkollave 9- vjeçare gjatë vitit 2012, gjë që do tëreflektohet edhe në buxhetin që do t’i paraqesim Këshillit Bashkiak”, - tha Basha. Përsa i përket punëve dhe ndërhyrjeve që po bën aktualisht Bashkia, Kryetari Basha sqaroi se: “Ndërhyrja në shkollat e mbyllura ngaautoritetet e higjenës vazhdon. Jam informuar se janë eleminuar pasojat e klasifikimit të tyre, si të pasigurta, e rëndësishme është që të eleminohen edhe shkaqet, në mënyrë që gjendja mos të përsëritet. Ka gjithashtu, katër objekte shkollore, që kanë mbetur peng i burokracive dhe i mosveprimit. Po përgatitemi për të ecur përpara, me hapjen e tyre”, - theksoi Kryebashkiaku. Kryetari i Bashkisë së Tiranës e nisi vizitën në shkollën “Skënder Çaçi”, ku ka qenë edhe vetë nxënës, me një urim, për një vit sa më të mbarë, për të gjthë nxënësit e kryeqytetit, për të gjitha shkollat 9- vjeçare dhe të mesme të qytetit, për vogëlushët e arsimit parashkollor të kopshteve dhe prindërve të tyre. a.q/NOA

KOMENTE